Kombëtarja e Kosovës në basketboll, të dielen e zhvillon ndeshjen e radhës në parakualifikimet për Kupën e Botës në basketboll.
“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Irlandës, pas disfatës së thellë në Bern ndaj Zvicrës, pasi helvetikët fituan 75-43.
Ndonëse gjasat për t’i kapur ndeshjet kualifikuese tashmë janë venitur, një fitore ndaj irlandezëve do ta kthente besimin te lojtarët kosovarë, për t’i hapur itineraret e reja të së ardhmës.
Ky takim zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.