Lajme

Këshilltari i nominuar i Sigurisë Kombëtare flet për një NATO të fortë pas takimit Trump-Rutte

11/23/2024 17:59
nga:Sh R

Mike Waltz, njeriu që presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka përzgjedhur si Këshilltar për Siguri Kombëtare, ka komentuar për takimin që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar në SHBA me kreun në ardhje të Shtëpisë së Bardhë.

Waltz ka thënë se një NATO e fortë që rivendos fuqinë parandaluese dhe paqen, kërkon që të gjitha shtetet që janë anëtare të Aleancës të bëjnë pjesën e tyre sa i përket investimeve në raport me fuqinë ekonomike.

“Një NATO e fortë që rivendos fuqinë parandaluese dhe paqen kërkon që të gjitha shtetet anëtare të bëjnë pjesën e tyre, në përputhje me fuqinë e tyre ekonomike”, ka shkruar Waltz.