Lajme

Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë

11/23/2024 16:41
nga:Sh R

Një person i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin Jazhincë të Shtërpcës.

Në vendin e ngjarjes mjekët kanë konstatuar vdekjen e Z.S., 61-vjeçar.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar . Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi u pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha ai.