Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Malisheva ka arritur fitore minimale ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Hazrollaj hapi llogarinë e golave duke shënuar për epërsinë e vendasve në minutën e 19’të, teksa për mysafirët shifrat i barazoi Solomon.
Për fitoren e Malishevës u përkujdes të shënonte Xhylani në minutën e 56’të.
Në anën tjetër Gjilani ka shënuar fitore të thellë ndaj Feronikelit 74 me rezultat 0-3.
Jarovic, Bilalli dhe Edi Basa shënuan për fitoren e Gjilanit.
/GazetaBlic Sport/