Lajme

Matoshi: Osmani e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-në, kryeministri dhe shpura e tij mashtruan

11/23/2024 14:12
nga:Y I

Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani të mbajtur me rastin e fundvitit, ku e para e shtetit s’ka kursyer me kritika kryeministrin Kurti.

Matoshi ka shkruar se presidentja Osmani e ka pranuar se Kurti ka prishur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tutje ka thënë se fjalimi i Osmanit vërteton që opinionistët dhe gazetarët kritikë si dhe pjesëtarët e opozitës s’kanë shpifur dhe se ata që kanë mashtruar, sipas Matoshit janë ‘kryeministri dhe shpura e tij’.

Postimi i plotë:

Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me ShBAtë!

Kjo dmth se opinionistat nuk kanë rrejt por Kurti & Co
Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj para Kuvendit, nëse për asgjâ tjetër, duhet me u falenderue për faktin se VËRTETOI përplasjen e Qeverisë së Kosovës me Amerikën dhe talljen, përkatësisht luejtjen bixhoz me aleancat strategjike të Kosovës.

Kjo dmth. se opinionistat e gazetarët kritikë si dhe pjestarë të opozitës nuk shpifen por kryeministri dhe shpura e tij kanë mashtru.
P. S.

Nëse kjo nuk âsht e vërtetë, shpura e Kurtit s’ka punë më opinionista e gazetarë, po lë ta paditsin Presidenten për deklarim të rrejshëm!?