Lajme

Presidenca kujton Xhemail Mustafën: Vrasja e tij një plagë e hapur, drejtësia të vihet në vend

11/23/2024 14:06
nga:Y I

Sot u shënua 24-vjetori i vrasjes së aktivistit politik e intelektualit, Xhemail Mustafa.

E Presidenca e ka kujtuar përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Në 24-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt, Xhemail Mustafën, një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike. Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit. Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend. Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!”, thuhet në shkrimin e Presidencës.