Lajme

Haradinaj: Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, janë për mbijetese politike!

11/23/2024 14:04
nga:Y I

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi.

Haradinaj a thënë se retorika të tilla veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit.

“Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Qëndrimet për një luftënxitje në Serbi nga mbetjet e Millosheviqit, nuk janë as më shumë e as më pak se nevojë mbijetese politike në Serbi.

Kosova dhe aleatët e saj të sigurisë sot janë qindra herë më të fortë e më të përgatitur se në 98-99. Këto retorika të humbësit ballkanik veç sa e rrisin vullnetin tonë për të qenë të gatshëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë, ashtu siç vepruam kundër kasapit të Ballkanit.

Ne jemi të fokusuar për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe kjo i mbyll debatet e sigurisë përjetësisht për Kosovën.