Lajme

Shkencëtarët zbulojnë pse ndihemi të rraskapitur pas Covid-19

11/23/2024 11:22
nga:Y I

Pandemia e COVID-19 solli shumë të papritura, midis tyre edhe probleme shëndetësore.

Shumë persona që u prekën nga Covid, përjetuan lodhje të shpeshtë.

Tani shkencëtarët kanë filluar të zbulojnë sekretet e saj. Rachael Edward shpjegon:

“Lodhja e gjatë Covid ndryshon nga lodhja e prindërimit të të porsalindurve ose ditëve të gjata në zyrë në një sërë mënyrash”.

Tani është Covid ka hapur një dritare të re në studimin e lodhjes post-virale, një sëmundje e ngjashme e rraskapitjes së vazhdueshme që disa njerëz e përjetojnë pas shërimit nga llojet e tjera të infeksionit.

Lodhja post-virale është kuptuar keq prej kohësh dhe për shumë vite mendohej si gjendje psikologjike. Por kjo lodhje afatgjatë me shkallë të ndryshme të ashpërsisë është lidhur me infeksione që variojnë nga Sars tek Ebola, virusi Epstein-Barr dhe gripi. Si dhe infeksionet me patogjenë të lindur nga rriqrat si bakteri Borrelia burgdorferi, i cili shkakton sëmundjen Lyme.