Sporti

Tottenhamit i mungojnë dy mbrojtësit kryesorë ndaj Cityt

11/23/2024 09:33
nga:E K

Tottenhami do të jetë pa dy mbrojtësit kryesorë, Cristian Romero dhe Micky van de Ven, në duelin ndaj Manchester Cityt.

City dhe Tottenhami takohen sot nga ora 18:30 në kuadër të xhiros së 12-të të Premier Leagues.

Romero u lëndua gjatë ndeshjes ndërmjet Argjentinës dhe Paraguait e cila ishte e vlefshme për kualifikimet për Botërorin e vitit 2026.

Ndërsa 23-vjeçari Van de Ven pikërisht në një ndeshje ndaj Cityt pësoi lëndim muskulor. Kjo ndeshje u zhvillua më 30 tetor dhe ishte e vlefshme për EFL Cup.

Holandezi i mungoi Tottenhamit në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Po ashtu i mungoi edhe Holandës në ndeshjet në Ligën e Kombeve.

City ka 23 pikë dhe është në vendin e dytë në tabelë.

Tottenhami ka 16 pikë dhe është në pozitën e dhjetë.