Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar pas kallëzimit penal nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ndaj zyrtarëve të kësaj partie që publikuan grantet e dhëna nga ky dikaster për familjarët e deputetes Fitore Pacolli
Azemi thotë se Parisi dhe Egzoni, nuk janë vetëm. Ata mund edhe të paditen nga ky pushtet i propagandës por asnjëherë nuk ndalen.
Postimi i plotë:
Parisi dhe Egzoni nuk janë vetëm.
Si kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj dhe anëtar i kryesisë qendrore, e mbështes këtë rini të jashtëzakonshme të LDK-së dhe Kosovës.
Mund edhe të paditen nga ky pushtet i propagandës, por asnjëherë nuk ndalen.
Ata shfaqën korrupsionin e kësaj qeverie të paaftë, dhe mbase kjo iu dhembi shumë partisë në pushtet.
Ndryshimi po vjen dhe mos harroni se do ta ktheni çdo cent të vjedhur.