Drejtuesit sportiv dhe teknik të Besiktasit janë në kërkim të një anësori të ri dhe tani janë vendosur të nënshkruajnë me Antony të Manchester United.
“A Spor” shkruan se “bardhezinjtë” me siguri kërkojnë lojtarë të krahut, pasi pikërisht aty skuadra ka mungesën më të dukshme, transmeton GazetaBlic Sport.
Antony është i ‘panevojshëm’ në Old Trafford dhe menaxheri i ri Ruben Amorim nuk ka gjasa ta integroj atë në skuadrën e tij. Gjigantët e Stambollit do të provojnë si fillim një transferim huazimi.
Braziliani ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2027. Klubi anglez me siguri do të dëshirojë të rikuperojë të paktën një pjesë të vogël të investimit te Antony, që kap vlerën e rreth 95 milionë eurove.
/GazetaBlic Sport/