Lajme

“S’ka asgjë të vërtetë, është kohë fushate” – Ekrem Mustafa mohon kalimin në LDK

11/21/2024 23:10
nga:G B

Deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa, ka mohuar zërat për një kalim të mundshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në emisionin “Krejt n’debat”, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë diskutim konkret me këtë parti apo ndonjë tjetër.

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë. Sot ka qenë seanca që e kemi votuar buxhetin, mirëpo tash është kohë fushate dhe gjithçka po qarkullon. Nuk ka pasur bisedime deri tash. Oferta ka zakonisht prej të gjitha partive, jo vetëm nga LDK-ja”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se aktualisht nuk sheh ndonjë të papritur në të ardhmen e tij politike.

“Nga ana ime nuk besoj se do të ketë befasi, edhe nëse kalon diku tjetër, nuk besoj se është befasi”, ka deklaruar ai.