Lajme

“Bixhoz me aleatët” / Peci për deklaratën e Osmanit: S’e di që qeveria ka luajtur bixhoz me aleatët

11/21/2024 23:06
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së Kosovës, ndërsa ka kërkuar punë e angazhim për të ruajtur bashkëpunimin me ta.

Në adresimin vjetor në Kuvend të enjten, Osmani u shpreh se nuk i ka kuptuar talljet që bëhen në llogari të aleatëve e as përmendjen e emrave të tyre për të fituar pushtet. Sipas saj, aleanca me ata që ndihmuan të bëhet shteti i Kosovës nuk është as nënshtrim e as shantazhim.

Këto deklarime janë komentuar në studion e ‘Politikos’ nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“Në rastet e konstatimeve të tilla, unë mendoj që është mirë me qenë më konkret. Si ministër i kam rritur partneritetin me organizatat ndërkombëtare. Unë si ministër nuk kam ba naj veprim të tillë, për qeverinë nuk e di që ka luajtur bixhoz me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Peci.

Ministri ka thënë se presidentja është dashur që të jetë më konkrete dhe të tregojë se kush ka luajtur bixhoz në këtë drejtim.

“Kushdo që konstaton që dikush një rrethanë që ka lujt bixhoz në një aktivitet apo diçka të tillë. Del edhe thu që p.sh. ai ka luajtur bixhoz me këtë çështje”, ka thënë Peci.