Lajme

Ramabaja: Që Kurti të mos jetë në pushtet, Osmani bashkohet me opozitën

11/21/2024 21:41
nga:G B

Analisti politik, Sadri Ramabaja, ka komentuar fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvend, duke theksuar se ajo ka bërë një thirrje patetike për realizimin e njëanshëm të Asociacionit, duke e pasur prioritet nënshkrimin e presidentit amerikan mbi marrëveshjen, sesa nënshkrimin e presidentit të Serbisë.

Sipas Ramabajës, kjo është një gjuhë elektorale, pasi presidenti amerikan nuk është nënshkrues i marrëveshjeve të këtij lloji.

“Edhe sot në fjalim potencoi në mënyrë patetike se do të duhej të realizohej njëanshmërisht, dhe për presidenten Osmani më i rëndësishëm është nënshkrimi i presidenti amerikan sesa i Serbisë, por kjo është gjuhë krejtësisht elektorale sepse presidenti amerikan nuk nënshkruan marrëveshje të kësaj natyre. Por, qytetarët e Kosovës kanë një ndjeshmëri të veçantë me amerikanët dhe SHBA-në. Osmani duket sikur të ishte kandidate. Ne do ta marrim vesh javët në vijim”, ka deklaruar Ramabaja.

Ai gjithashtu e theksoi se, për Osmani, më i rëndësishëm është që kryeministri Albin Kurti të mos mbetet në pushtet.

“Kësaj i intereson që Kurti të mos jetë në pushtet të gjitha tjerat nuk janë me rëndësi për të dhe këtu bashkohet edhe me LDK-në edhe me PDK-në e AAK-në, është bashkuar me opozitën duket qartë”, ka deklaruar Ramabaja.

Ai ka potencuar se, në javët në vijim, do të shihet më qartë se çfarë do të ndodhë.