Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se kryeministri Kurti ka mashtruar popullin ndërsa ka harruar që aleatët nuk mund të mashtrohen.
Krasniqi në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kryeministri Kurti njihet si mashtrues dhe injorant.
Ndër të tjera ajo thotë se mashtrimit po i vjen fundi, ku sipas saj Kurti do të dënohet me 9 shkurt.
“Kryeministri Kurti ka mashtruar popullin ndërsa ka harruar që aleatët nuk mund të mashtrohen.Kryeminsitri Kurti njihet si një njeri mashtrues dhe injorant. Dikur thoshte nuk ka “zajednicë”, erdhi në pushtet tha “zajednicë ka por me kushte” dhe në fund pranoi jo zajednicë por hic më pak se autonomi dhe është zotuar para aleatëve se do ta implementoj këtë autonomi. Kur me kalimin e kohës dhe me kritikat e fuqishme që i morri nga ne si opozitë dhe populli e pa që nuk mund t’i mashtronte më, ai vendosi që për kohën e zgjedhjeve ta lër në sirtar Marrëveshjen e pranuar në Bruksel dhe Ohër. Mashtrimit po i vjen fundi. Nuk ke nga t’ia mbathësh, do të dënohesh me 9 shkurt. Ndryshimi po vjen”, tha Krasniqi për GazetaBlic.