Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur një tubim në Obliqi, ku është shprehur se “Turneu i Ndryshimit” është demonstrim i një momentumi të mirë politik, siç tha ai, nëpër të cilën po kalon LDK-ja.
Abdixhiku para qytetarëve të Obiliqit tha se ndryshimi po vjen dhe u shpreh “bëhuni gati për një Kosovë më ndryshe nga 9 shkurti”.
“Kjo frymë e jashtëzakonshme, është e pazakontë, por po bëhet e zakonshme në tubimet tona. Turneu i ndryshimit është demonstrim i një momentumi të mirë politik nëpër të cilën po kalon LDK-ja”.
“Kur ka kërkesë të tillë nga qytetarët e Kosovës dhe përgjigja jonë është fare e thjeshtë “ndryshimi po vjen, bëhuni gati për një Kosovë më ndryshe nga 9 shkurti”
“Siç po shihet nga këto tubime, LDK-ja ka mbështetje të gjithë popullore, në çdo qytet, në çdo anë, ka program të mirë politik dhe ka një ekip fantastik, më të mirët në çdo komunë, në çdo qytet”, u shpreh Abdixhiku.