Pasditën e sotme “Kodra e Trimave” u trondit nga të shtënat me armë zjarri.
Dy persona pësuan lëndime trupore, e lidhur me rastin është prangosur nga policia.
Por, ngjarja ka mundur të merr rrjedhë tjetër dhe të qëlloheshin edhe njerëz të tjerë të pafajshëm.
Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi Avni Arifi, njofton se nga plumbi u qëllua edhe dera e shtëpisë së tij.
“Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh në mes tyre. Kësaj here viktima përveç protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin. Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë”, tha Arifi.