Sporti

Kompany për lëndimet e Palinhas dhe Tel: Kjo është një nga frikërat e trajnerit – që lojtarët të largohen dhe të kthehen të lënduar

11/21/2024 16:17
nga:E K

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, siguroi se skuadra e tij është jashtëzakonisht e motivuar në prag të rifillimit të Bundesligës, që për bavarezët do të jetë me një ndeshje kundër Augsburgut.

“Na mungon Palinha dhe Tel. Kjo është një nga frika e trajnerit – që lojtarët të largohen dhe të kthehen të lënduar”, zbuloi Kompany në konferencën për shtyp para ndeshjes me Augsburg, transmeton GazetaBlic Sport.

“Është e rëndësishme të mbetemi të fokusuar vetëm te takimi me Augsburgun. Duam të luajmë në nivelin që ishim para pushimit për ekipet kombëtare. Vetëm ky hap është i rëndësishëm për momentin”, shtoi trajneri i Bayern Munichut.

/GazetaBlic Sport/