Një edicion shumë interesant po zhvillohet në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Dritës është kryesuese e tabelës me 28 pikë, kurse Ballkani renditet në vendin e dytë më 25, shkruan GazetaBlic Sport.
Garë interesante po zhvillohet edhe për golashënuesin më të mirë, atje ku Mevlan Zeka po shkëlqen me golat e realizuar. Sulmuesi i Suharekës ka realizuar 9-të gola, duke qenë para gjithë futbollistëve të tjerë.
Pas tij vjen Hekuran Berisha i Dukagjinit, i cili ka 6 gola të realizuar, kurse me nga 5 gola janë gjashtë futbollistë të skuadrave të ndryshme.
/GazetaBlic Sport/