Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren e Kuvendit të Kosovës u vendos nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, mbishkrimi “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e Krushës 0 euro”.
Deputetja e VV-së, e përfolur këto ditë për grantin 100 mijë euro që vëllai i saj kishte marrë nga Ministria e Bujqësisë, ia ktheu me një pankartë tjetër duke e vendosur sipër.
“Albana Bytyqi 1 milion euro nga komuna e Rahovecit”, ishte shkruar në pankartën e deputetes së VV-së.
Javën e fundit në media është përfolur për grantet që Ministria e udhëhequr nga Faton Peci kishte dhënë grante për familjarë dhe njerëz të pushtetit.
Fillimishte ishte ai me vëllain e deputetes Pacolli i cili kishte marrë grant në vlerë 100 mijë euro, gjithashtu edhe daja i saj poashtu kishte marrë një grantë me vlerë të tillë, ndërsa këshilltari i jashtëm i Ministrit Peci kishte marrë grant 100 mijë euro.