Sot rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk, 38-vjeçar me inicialet S.Y.
Bëhet e ditur se i njëjti ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë vjetëve burgim efektiv, për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare”.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari u dërgua në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla.