Sporti

Visar Kastrati, gjyqtar kryesor i derbit Prishtina – Ballkani

11/21/2024 13:22
nga:Lorik J

Prishtina – Ballkani është kryendeshja e xhiros së 14’të në Superligën e Kosovës.

Visar Kastrati, gjyqtari më i mirë kosovar do të referojë duelin e madh mes Prishtinës e Ballkanit, që luhet të dielën nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni delegimin e gjyqtarëve për kryendeshjen Prishtina – Ballkani:

  • Visar Kastrati, gjyqtar kryesor
  • Fatmir Sekiraqa, asistent i parë
  • Alban Ejupi, asistenti i dytë
  • Isak Ceroviku, gjyqtar i katërt
  • Alban Shala, VAR
  • Lumturije Muhadri, A-VAR

/GazetaBlic Sport/