Lajme

“Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0”, mesazhi që Kadrijaj vendosi në foltore

11/21/2024 12:17
nga:Genita C

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka vendosur një mesazh në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

“Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e Krushës 0 euro”, ishte letra që Kadrijaj e vendosi, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, gjatë ditëve të kaluara, është raportuar se familjarët e deputetes Fitore Pacollit kanë përfituar mbi 200 mijë euro si grante nga Ministria e Bujqësisë.