Lajme

Vrasja e 14-vjeçarit, prindërit me lot në sy protestojnë te shkolla “Fan Noli”

11/21/2024 12:04
nga:N K

Ka nisur protesta e paralajmëruar pas vrasjes të 14-vjeçarit Martin.C nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Prindër të nxënësve e qytetarë janë mbledhur në një protestë pranë shkollës ku me lot në sy kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me ngjarjen. Një nga të pranishmet u shpreh se shteti duhet të marrë masa për këtë ngjarje duke kërkuar dënim kapital për autorët.