Lajme

Pasivizimi i adresave në Luginë, Salihu: Mekanizëm për të ndryshuar raportin ndëretnik

11/20/2024 23:56
nga:G B

Muharrem Salihu, ish-këshilltar Komunal në Medvegjë, sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli për pasivizimi e adresave në Luginë të Preshevës.

Ai u shpreh se në të kaluarën, për të evituar mundësinë e ankesës në Gjykatat Ndërkombëtare, tha se kanë pasur rasti kur pala ka fituar gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, është pajisur me adresë dhe siç tha ai, pas një kohe i është marrë prapë.

“Unë e shoh si një rast pozitiv në këtë tragjedi të vazhdueshme, për faktin se ne deri tani kemi pasur raste të tilla, të cilat janë monitoruar drejtpërdrejt nga organizatat joqeveritare, ndërsa ky është një rast që është monitoruar kryesisht nga Këshilli Kombëtar, por edhe partitë politike, përfaqësuesit politik”.

“Në të kaluarën, pikërisht për të evituar mundësinë që ne të ankohemi në Gjykatat Ndërkombëtare, kemi rasti kur pala ka fituar gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, është pajisur me adresë dhe pas një kohe të shkurtër i është marrë prapë”.

“Kjo do të thotë se ata luftonin me çdo mjet që ne mos të arrinim në Gjykatat Ndërkombëtare dhe tani hapet një portë e madhe që ne ta bëjmë këtë dhe kjo temë të trajtohet në nivele ndërkombëtare”, u shpreh ai.

I pyetur se cili është qëllimi apo çka po tentohet të bëhet me këtë pasivizim, Salihu u shpreh se është mekanizëm për të ndryshuar strukturën, raportin ndëretnik

“Qëllimet janë të qarta, është një mekanizëm për të ndryshuar strukturën, raportin ndëretnik aty, sepse fati i shqiptarëve në Serbi lidhet ngusht me zgjedhjen e statusit të Kosovës, pra me fatin e pacikave të themi tjera në Kosovë, por në esencë nuk është asgjë e re, sepse është një tendencë historike”.

“Nuk përfundon tragjedia me pasivizimin e adresave, sepse për fat të mirë njerëzit janë gjallë dhe ata do ta dëshmojnë ku kanë qenë dhe kush janë, problemi është duke u rrezikuar prona e gjithë këtyre familjarëve, për faktin se ata nuk mund të dëshmojnë se janë trashëgimtarë të dikujt”, u shpreh tutje Salihu.