Sporti

Napoli me ultimatum për Khvicha Kvaratskhelia

11/20/2024 19:02
nga:Mergim Rreci

Napoli ka një ultimatum për Khvicha Kvaratskhelia.

Klubi italian dëshiron të rinovojë me futbollistin gjeorgjian dhe, sipas Gazzetta dello Sport, do ta nxjerrë në treg sulmuesin nëse nuk ka marrëveshje, transmeton GazetaBlic Sport.

Napoli dëshiron të rinovojë me yllin gjeorgjian, por ende nuk ka arritur marrëveshje me agjentin e lojtarit për pagën dhe klauzolën e lirimit.

Kvaratskhelia , 23 vjeç, fiton një pagë të ulët – rreth 1.8 milionë euro të pastër – për rolin që ka në ekip. Negociatat për rinovimin kanë nisur prej disa javësh dhe parashikohet një rritje e pagës në 6 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Përfaqësuesit e sulmuesit kërkojnë rreth 8 milionë euro, por janë të gatshëm të ulin kërkesat e tyre.

Një çështje tjetër është klauzola e përfundimit. Kvaratskhelia kërkon një klauzolë prej 80 milionë euro, ndërsa Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit , preferon 120 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/