Portieri legjendar i Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, ka emëruar futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur.
Italiani ka vënë bast për yllin brazilian Neymar, me të cilin ka luajtur gjatë kohës së tij te PSG.
“Neymar ishte më i miri. Ai duhet të kishte fituar pesë topa të artë për lojtarin dhe për personin që është,” ishte i prerë Buffon.
Buffon u bë kampion bote me Italinë në vitin 2006.
/GazetaBlic Sport