Tifozat Kuq e Zi edhe njëherë dhuruan spektakël si çdo herë në “Air Albania”.
Në ndeshjen e mbrëmshme, Tifozat Kuq e Zi shpalosën mesazhet e tyre kundër organizimit të Kampionatit Evropian për U-21shat që pritet t’a organizojë së bashku me Serbinë në vitin 2027.
Përmes një postimi “Facebook”, ata reaguan ashpër ndaj FSHF-së duke përmendur krimet që Serbia kreu ndaj popullit shqiptar.
Kujtojmë që Shqipëria, mbrëmë u mposht nga Ukraina në “Air Albania” me rezultat 1-2 duke rënë në ligën C në “Nations League”