Legjenda e Barcelonës, Xavi është lidhur me punën e trajnerit në Inter Miami, klubi ku luan superylli Lionel Messi. Megjithatë, ish-trajneri i katalanasve nuk ka asnjë interes.
Klubi amerikan tashmë është në kërkim të një trajneri të ri pasi Tata Martino dha dorëheqjen dhe u largua nga klubi.
Martino iu bashkua klubit një vit e gjysmë më parë, duke fituar dy trofe në qëndrimin e tij. Specialisti argjentinas arriti gjithashtu një rekord prej 74 pikësh në MLS, por Inter Miami u eliminua në raundin e parë të play-off-it.
Sipas mediumit “Sport”, për momentin, Xavi nuk ka ndonjë interes të veçantë për Inter Miami, ku përveç Messit, hipotetikisht do të ribashkohej edhe me ish-bashkëlojtarët e tjerë – Luis Suarez, Sergio Busquets, Jordi Alba.
Burimi shton se Xavi do pushim dhe nuk dëshiron të angazhohet për një sfidë të re për momentin.
/GazetaBlic Sport