Kosova e mbylli ciklin kualifikues në Ligën e Kombeve, por nuk arriti objektivin, që ishte vendi i parë.
Kryertari i FFK-së, Agim Ademi e trajneri Franco Foda donin vendin e parë – por Kosova e mbylli grupin në vendin e dytë, duke mos ia dalur sërish.
Trajneri kosovar, Begolli thotë se Kosova nuk e arriti objektivin, pasi dështoi në dy ndeshjet ndaj Rumanisë – por sheh pak progres tek kombëtarja.
“Zakonisht objektivat i cakton trajneri dhe FFK në bazë të kualitetit tonë dhe grupit, ne prej momentit kur është hedh shorti, kemi thënë se i kemi dy ndeshje, pra ndaj Rumanisë – e realisht nuk e kemi fitu asnjërën prej tyre. Mos të harrojmë ndeshjen e parë e kemi humb me një rezultat katastrofal (0-3), pas atij eksperimenti të bërë nga trajneri Franco Foda, përgjegjësia i takon trajnerit, për mënyrën se si ka vendos me lujtë ndaj një kundërshtari – e që ne s’kemi luajtur ashtu më herët. Në miqësore ka bë shumë ndryshime, kurse në kualifikuese ka eksperimentu me diçka të rrezikshme që na ka kushtu me komplet ciklin kualifikues. Njerëzit që e kuptojnë futbollin thellë, e dinë që përgjegjësia i takon komplet trajnerit. Këtë cikël nuk mund ta quajmë ndoshta dështim, t’u e marrë parasysh atë paraprak, pasi ai ka qenë katastrofal, kurse në këtë kemi bë pak më mirë – por sërish nuk e kemi arrit qëllimin”, tha fillimisht Granit Begolli për ‘GazetaBlic Sport’.
Begolli thotë se trajneri i ri po aktivizon lojtarët që po janë në formë – e kjo është diçka pozitive.
“Tek Franco Foda është diçka shumë e rëndësishme, s’ka lojtarë të paprekshëm. Kemi lujtë ndeshje pa Muric, pa Muslijën, pa Zhegrovën, është zëvendësu Muriqi, e ka pa që struktura është më e rëndësishme se individi. Kjo po i bën mirë kombëtares, sepse lojtarët vijnë me idenë se nëse janë në formë – mund të luajnë”
Për ndërprejen e takimit Rumani – Kosovë, Begolli pajtohet me vendimin e lojtarëve, pavarërisht dënimeve të rënda që na presin,
“Ne kemi qenë të vetëdijshëm për pasojat, por e kemi përkrah në mënyrën se si ka ardhë, pasi u bë e tepërt me këto thirrjet raciste nga shtetet që ne nuk kemi marrëdhënie të mira, e kemi ditë që ka me na kushtu. Tek Rumania po përsëritet, edhe para një viti pati skandal, s’është gjë e mirë – besoj që UEFA do t’ia japë dënimin e merituar Rumanisë – por as ne nuk do kalojmë lehtë, sepse nuk kapërdihet lehtë me lëshu ndeshjen, është problematikë e madhe”
Në fund Begolli lavdëroi edhe kapitenin Rrahmani, që sipas tij është lojtari që gjithmonë ka qenë në formë – pavarërisht se kush ka qenë trajner,
“Amir Rrahmani ka qenë lojtari që s’ka ndryshuar varërisht nga trajneri, është profesionist, ka formë të vazhdueshme dhe në rritje. I vetmi lojtari që bindshëm ka qenë i njejtë me secilin trajner që kemi pas tek Kosova. Forma e tij edhe tek Napoli tregon, niveli prej ku vjen e bën që me pas kësi paraqitje”.


