Sporti

Messi mbetet pa trajner, Martino largohet nga Inter Miami?

11/20/2024 10:01
nga:Lorik J

Eliminimi i papritur i Inter Miami nga play-off-i i MLS shkaktoi ndryshime në klubin amerikan.

Sipas gazetarit Tom Bogert, Gerardo “Tata” Martino ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të skuadrës.

Martino, i cili erdhi në verën e vitit 2023 si pjesë kyçe e projektit ambicioz të drejtuar nga David Beckham, ka zgjedhur të largohet nga posti për arsye personale.

Edhe pse klubi nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, mediat tregojnë se vendimi tashmë është marrë.

/GazetaBlic Sport