Dje u mbyll xhiron e fundit e Ligës së Kombeve dhe tashmë gjithçka ka marrë formë, për kombëtaret që kanë shkuar një ligë më lartë, ato që kanë rënë dhe “Play Offin”.
Por, përveç kësaj, Liga e Kombeve ka përcaktuar edhe diçka shumë me rëndësi, vazot për shortin e Botërorit 2026.
Shqipëria ndodhet në vazon e tretë – teksa Kosova në vazon e katërt.
Kombëtarja shqiptare rrezikon përballje me Serbinë në shortin e 13 dhjetorit.
Ja renditja e vazove:
- Vazo 1: Spanjë, Portugali, Gjermani, Francë, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Angli, Belgjikë, Zvicër, Austri
- Vazo 2: Ukrainë, Turqi, Suedi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Greqi, Rumani, Sllovaki, Çeki, Norvegji
- Vazo 3: Skocia, Slloveni, Irlandë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlandë e Veriut, Bosnjë Hercegovicë, Mali i Zi, Izrael
- Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Bjellorusi, Kosovë, Armeni, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Lituani, Letoni
- Vazo 5: Moldavi, Maltë, Andorrë, Gjibraltar, Lihtenshtejn, San Marino
/GazetaBlic Sport