Lajme

Policia sekuestron armë të shumëta gjatë dy operacioneve në veri të vendit

11/20/2024 09:22
nga:N K

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka sekuestruar një numër të madh armësh në veri të vendit, shkruan GazetaBlic.

Në veri ndodhen dy rastet ngjashëm.

Rasti i parë sipas PK-së, dyshohet se ka të bëjë me sulmin terrorist në Banjskë

Njoftimi i plotë:

Rr. Kral Petri, Zveçan 19.11.2024 – 09:20.Policia gjatë kontrollit prapa një garazhi në afërsi të shtëpisë së dëshmitarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe sekuestruar tri bure (fuqi) në të cilat ishin: katër granata dore, dy pushkë automatike AK-47, shtatë karikatorë, 156 fishekë, si dhe pajisje tjera ushtarake. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbetet në hetime.

Rr. Mbreti Peter, Zveçan 19.11.2024 – 09:00.Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 47 fishekë, dhe një pushkë ajrore. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.