Lajme

Lama: Deklarata e Kurtit për gjuhën shqipe në RMV, e pavend dhe e pasaktë, po nxit përçarje ndërmjet shqiptarëve!

11/20/2024 09:16
nga:Y I

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë mbajtur mbledhje të përbashkët në Prishtinë, dy ditë më parë.

Deklarata e kryeministrit Kurti për gjuhën shqipe në RMV ngjalli shumë reagime.

Ish-ambasadorja, Alma Lama, e ka cilësuar si të pavend dhe të pasaktë një deklaratë të tillë dhënë nga kryeministri Kurti

Lama  në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se Kurti në vazhdimësi po nxit përçarje mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Gazeta Blic: Si e pate mbledhjen e dy qeverive dje asaj te RMV dhe Kosoves ?

“E para, mendoj se mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, si kjo e fundit mes Kosovës dhe Maqedonisë bëhen më shumë për efekt të shout mediatik, dhe kanë fare pak efekt në performancën e punës dhe bashkëpunimit real. Koha e ka vërtetuar se nuk kanë dhënë rezultate. Sidoqoftë nënshkrimi i marrëveshjeve për menagjimin e integruar të pikave kufitare me palën maqedonase është pozitive nëse implemetohet pasi do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Po kështu memorandiumet e tjera të bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe arsimit. Ka nevojë për më shumë transparencë ne lidhje me përmbatjen e tyre, megjithaatë, që të vlerësohen saktë se sa të rëndësishme janë. Kosova dhe Maqedonia janë dy vende fqinje që duhet të rrisin bashkëpunimin, por kjo nuk duhet të bëhet duke përcarë forcat politike shqiptare në MV, sic ka bërë kurti atje deri tani. Edhe kabineti aktual i qeverisë së MV aktualisht ka brenda njerëz që kanë bërë deklarata shumë antishqiptare, dhe kjo do të duhej të ishte marrë parasysh përpara mbledhjeve të përbashkëta” tha Lama për “Gazeta Blic”

Gazeta Blic: Pati kritika nga opozita rreth ketij takimi, per faktin se ish-ushtaret e UCK po perndiqen nga Maqedonia, si e shihni qendrimet e tyre ?

“Edhe kjo është një cështje legjitime, pasi shteti maqedon nuk duhet të ndjekë agjendën e Serbisë, duke arrestuar ish-pjesëtar të UCK-së, sic ka ndodhur së fundi. Serbia është në shkelje të normave dhe ligjeve ndëkombëtare dhe të vetat përsa i përket këtyre arrestimeve, pasi është shtet i bombardar nga NATO për shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe OKB-ja në unanimitet ka vendosur të suspendojë sovranitetin e saj mbi Kosovën në vitin 1999 pikërisht për shkak të shkeljeve flagrante dhe masive. Pas 2008 Kosova është shtet sovran të cilin e ka njohur edhe maqedonia e Veriut dhe asnjë flet arrest që buron nga pushteti diskriminues i Millosheviqit nuk është legjitim dhe nuk duhet përfillur, sic bëjnë vendet e perendimit. Kryeministri i Kosovës duhet ta ketë në krye të agjendës këtë cështje në raport me MV dhe përpara se të bëjë mbledhje të përbashkëta duhet ti zgjidhte disa cështje që janë ngjallur aktualisht në Km Mickovski dhe kabinetin e tij”

Gazeta Blic: Si e pate deklaraten e Kurtit per gjuhen shqipe ne RMV ?

“Deklarata e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është plotësisht e pavend në aspektin diplomatik dhe e pasaktë, bazuar në ligjin që ekziston atje. E pavend sepse kjo është një cështje e ndjeshme politike mes shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve që tashmë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese të atij vendi, dhe shqiptarët e Maqedonisë kanë udhëheqësit e tyre politikë, që luftojnë për implementimin e ligjit për gjuhët zyrtare, janë pjesë e qeverisë dhe e parlamentit, dhe nuk ka pse KM i Kosovës i fund hundët atje, në betejat e brendshme politike. Nga ana tjetër është deklaratë e pasaktë pasi ligji saktësisht e permend gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, kur përmend komunitet që janë mbi 20 %”

“Në nenin 1, pika 2 të ligjit për Përdorimin e Gjuhëve të publikuar me 14.1.2019 në fletorez zyrtare të MV thuhet se“ (2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.” Pra me deklaratën e tij KM i Kosovës ka mohuar një realitet ligjor, duke nxitur kështu reagime të panevojshme. E kundërta do të duhej të kishte ndodhur, që ai të kërkonte implemntimin e ligjit sa më parë, pas shqiptarët në MV janë mbi 20%, duke ofruar shembullin e Kosovës e cila e ka gjuhë zyrtare serbishten në tërë territorin, me rreth 5% të banorëve që e flasin këtë gjuhë. Deklarata se nuk është duke u rrezikuar shqipja është tepër diabolike dhe kundër interesave kombëtare shqiptare, pasi nëse ligji nuk implementohet, do të ishte diskriminim shumë i madh ndaj të drejtave të shqiptarëve në MV.Kurti në vazhdimësi po nxit përcarje mes shqiptarëve në MV, dhe shkeljet më flagrante i ka bërë duke marrë pjesë në zgjedhje e përkrahur njërin krah politik. Ai do të duhej të ishte neutral mes shqiptarëve dhe të përkrahte kauzat e tyre në interest e shqiptarëve në përgjithësi, jo të partive politike” tha Lama në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/