Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres shënoi katër gola të martën për të kaluar Erling Haaland si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kombeve.
Gyokeres e nisi mbrëmjen me pesë gola nga pesë ndeshjet e Ligës së Kombeve. Goli i tij i tretë i natës kundër Azerbajxhanit në minutën e 58-të e çoi lojarin në tetë gola në gjashtë ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve, një më shumë se Haaland.
Gyökeres – një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror këtë sezon – nuk u ndal me kaq dhe shtoi golin e tij të katërt në lojë menjëherë më pas.
Haaland kishte qenë golashënuesi më i mirë përpara xhiros së fundit të ndeshjeve pasi sulmuesi i Manchester City shënoi shtatë gola për Norvegjinë, duke përfshirë një hat-trick në fitoren 5-0 ndaj Kazakistanit të dielën.
/GazetaBlic Sport