Lajme

Abdixhiku: Fushë Kosova sonte e dëshmoi se thirrja jonë për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më të fuqishme

11/19/2024 22:16
nga:Sh R

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar “turneun e ndryshim” në komunën e Fushë Kosovës. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se pjesëmarrje ishte e “jashtëzakonshme, me vendosmërinë e njerëzve të ndershëm e punëtor, burra e gra, të rinj e të reja”, të cilët ai tha se “u mblodhën për të treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës po rilind si forca kryesore politike në vend!”

“Fryma që ndjeva sonte mes qytetarëve të Fushë Kosovës ishte përtej fjalëve – një energji e cila buron nga dëshira për një Kosovë që ecën drejt përparimit dhe drejt botës moderne. Ky bashkim i jashtëzakonshëm është tregues i qartë se rruga jonë drejt ringritjes dhe ndryshimit është e pandalshme. Në këtë moment të rëndësishëm, secili qytetar që i përgjigjet thirrjes sonë për ndryshim i jep shtysë të re vizionit tonë për një të ardhme me mirëqenie dhe dinjitet për të gjithë.” – shtoi më tej kandidati për kryeministër i LDK-së.

Postimi i plotë:

Fushë Kosova sonte e dëshmoi se thirrja jonë për ndryshim po gjen mbështetje gjithnjë e më të fuqishme në zemrat e qytetarëve tanë anekekënd Kosovës! Faleminderit Burim Berishës, kryetarit aktual të Komunës, Besnik Osmanit kryetarit të degës dhe secilit prej jush për gjithë këtë mbështetje.

Me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, me vendosmërinë e njerëzve të ndershëm e punëtor, burra e gra, të rinj e të reja u mblodhën për të treguar se Lidhja Demokratike e Kosovës po rilind si forca kryesore politike në vend! Nga Prishtina në Viti, Pejë, Shtime, Podujevë, Istog, Prizren dhe sonte Fushë Kosovë – uragani i ndryshimit të madh po e pushton çdo qytet e çdo fshat sepse fuqia e tij vjen nga ëndrrat dhe shpresat e qytetarëve të Republikës!

Fryma që ndjeva sonte mes qytetarëve të Fushë Kosovës ishte përtej fjalëve – një energji e cila buron nga dëshira për një Kosovë që ecën drejt përparimit dhe drejt botës moderne. Ky bashkim i jashtëzakonshëm është tregues i qartë se rruga jonë drejt ringritjes dhe ndryshimit është e pandalshme. Në këtë moment të rëndësishëm, secili qytetar që i përgjigjet thirrjes sonë për ndryshim i jep shtysë të re vizionit tonë për një të ardhme me mirëqenie dhe dinjitet për të gjithë.

Dhe, në këtë tubim prezantuam dhe nominimet tona për kandidatë për deputet, Mirlinda Krasniqi dhe Laureat Gojnovci.
Faleminderit qytetarëve të Fushë Kosovës për këtë mbështetje të jashtëzakonshme. Ky është ndryshimi që po ndodh – ndryshimi që po e ndërtojmë së bashku.

Më 9 shkurt, le ta bëjmë realitet!
Bashkë për Kosovën që duam!
BËHU NDRYSHIMI!