Lajme

Peci paralajmëron denoncime: S’ka gjykatë as individ që mund të më ndërlidh me keqmenaxhimin e një centi

11/19/2024 20:45
nga:G B

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka paralajmëruar denoncime, duke thënë se është në proces të mbledhjes së informacioneve.

Peci u shpreh se nuk ka gjykatë, nuk ka individ dhe as institucion që siç u shpreh ai, mund ta ndërlidh “me keqmenaxhimin e një centi”.

“Sistemi i drejtësisë e din, në Kosovë mes tjerash, korrupsioni aq i madh ka qenë në sektorin e bujqësisë, sa nuk mund ta imagjinosh”.

“Nuk ka gjykatë, nuk ka individ, nuk ka institucion që mund të më ndërlidh mua me keqmenaxhimin e një centi”.

“Jam në proces të mbledhjes së informacioneve dhe një nga një do t’i denoncoi. Nuk e përjashtoi mundësinë deri tek Lumir Abdixhiku, krejt ata që janë të involvuar në këtë zinxhir”, u shpreh tutje Peci.