Lideri i NISMA-S, Fatmir Limaj bashkë me partnerin e koalicionit, liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj kanë prezantuar sot kandidatët për deputetë nga Kamenica.
Limaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se në takimin e tyre me qytetarët në Kamenicë kanë shpalosur disa nga pikat e programit të tyre qeverisës.
“Antarsimi në NATO, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për çdo qytetar të Kosovës janë vetëm disa nga pikat e programit tonë, të cilat i shpalosëm në Kamenicë.
Ne besojmë se vetëm me punë të përgjegjshme dhe transparente mund të arrijmë objektivat tona, prandaj jemi të vendosur t’i shërbejmë interesave të qytetarëve dhe të punojmë për një Kosovë më të mire”, shkroi Limaj.
Postimi i plotë:
Ne besojmë se vetëm me punë të përgjegjshme dhe transparente mund të arrijmë objektivat tona, prandaj jemi të vendosur t’i shërbejmë interesave të qytetarëve dhe të punojmë për një Kosovë më të mirë.