Lajme

Zëvendëskryeministri Bislimi përfitoi grant nga Ministria e Bujqësisë? – Peci: S’ka asnjë logjikë

11/19/2024 19:05
nga:G B

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova iu parashtrua edhe një pyetje se a është në mesin e përfituesve të grantit edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Grant? Ku? Kurrë se besoj?”, u shpreh Peci.

“Besnik Bislimi me apliku për grant? Nuk ka asnjë logjikë”, tha ai.

I pari i MBPZHR-së live gjatë emisionit i shkroi zëvendëskryeministrit Bislimi.

“Unë nuk i di as emrat e aplikuesve e as emrat e përfituesve”, theksoi Peci.