Lajme

Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje nga protestuesit para parlamentit

11/19/2024 18:29
nga:Sh R

Ka nisur tubimi i opozitës përpara parlamentit, teksa pritet që të miratohet projekt-buxheti i vitit 2025 në Kuvend.

Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit, të pajisur me çadra, edhe pse jashtë po bie shi.

Në një moment, protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe lideri i PD-së Sali Berisha, sipas faxweb.al, protesta mbahet kundër projekt-buxhetit 2025, që opozita e konsideron antisocial.