Kreu i NISMA, Fatmir Limaj, ka njoftuar sot se Fatmir Matoshi do të jetë kandidati i partisë për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Limaj ka shprehur kënaqësinë e tij për të prezantuar Matoshin, duke theksuar përvojën e tij të pasur dhe kontributin e shquar në pozitat udhëheqëse që ka mbajtur deri më tani, raporton GazetaBlic.
“Kam kënaqësinë ta prezantoj Fatmir Matoshin si kandidat për deputet,” – tha Limaj, duke e cilësuar Matoshin si një lider me aftësi të jashtëzakonshme në menaxhimin e burimeve dhe zhvillimin e projekteve që kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Matoshi, sipas Limajt, do të jetë një zë i fuqishëm në Kuvend, duke siguruar që interesat e qytetarëve të jenë në qendër të politikave dhe vendimmarrjeve.
“Fatmir Matoshi është lideri që i nevojitet Kosovës për të vazhduar rrugën e saj të zhvillimit dhe prosperitetit,” – përfundoi Fatmir Limaj.