Ushtria izraelite thotë se Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani në veri të Izraelit, me sistemin e mbrojtjes ajrore të vendit që “ka kapur” disa prej tyre.
Reaguesit e parë të Izraelit thanë se dy persona, përfshirë një grua 65-vjeçare me një plagë në qafë, pësuan lëndime të lehta në Izraelin verior dhe u dërguan në spital, përcjell Telegrafi.
Ushtria theksoi se që nga ora 15:00, rreth “60 predha që janë gjuajtur nga organizata terroriste Hezbollah kanë kaluar nga Libani në Izrael sot”.
Ajo më vonë shtoi “pas sirenave që u dëgjuan midis orës 15:09 dhe 15:11 në zonën e Galilesë Perëndimore, u identifikuan rreth 40 predha që kalonin nga Libani në territorin izraelit”.
Të paktën një grua u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën në veri të Izraelit, njoftuan më herët shërbimet e urgjencës.