Sporti

Kosova fiton ndeshjen e fundit të Nations League, mposht me rezultat minimal Lituaninë

11/18/2024 22:40
nga:E K

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League ndaj Lituanisë.

Dardanët arritën të mposhtin Lituaninë me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Muharrem Jashari në minutën e 5’të të takimit.

Kosova mbeti me një lojtarë më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë pasi pikërisht Jashari u përjashtua me karton të kuq.

Kosova mbyll grupin me 12 pikë në vendin e dytë pas Rumanisë që kryeson me 15 pikë [pritet ende vendimi i UEFA-s për duelin Rumani-Kosovë].

/GazetaBlic Sport/