Lajme

Kurti takim të veçantë me Mickoskin, ritheksohet angazhimi i përbashkët për anëtarësim në BE

11/18/2024 19:43
nga:G B

Para mbledhjes së dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dy kryeministrat Albin Kurti, dhe Hristijan Mickoski u takuan tete – a – tete.

Në këtë takim mes tyre, u diskutua fillimisht rreth marrëdhënieve bilaterale dhe rëndësisë së organizimit të kësaj mbledhjeje të dytë në nivel ndërqeveritar.

“U vlerësua bashkëpunimi i dyanshëm dhe vullneti për fuqizimin e tij në fusha me prioritet e interes të përbashkët, i cili po dëshmohet edhe me arritjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve në arsim e energji dhe protokolli teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë në mes të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim u ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i përbashkët në rrugën drejt Bashkimit Evropian, rëndësia e avancimit të të dy palëve në këtë proces dhe në rastin e Kosovës anëtarësimi në NATO gjithashtu.

Derisa më mbledhjes mes dy ekzekutiveve në Prishtinës, u nënshkruan disa marrëveshje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.