Deputeti i Vetëvendosjes Adanan Rrustemi, thotë se plani i opozitës është që VV-ja mos t’i ketë 61 deputetë, që ky subjekt politik të mos mund të krijojë qeverinë vetëm me Listën Guxo dhe Alternativën.
Ai në emisionin “DPT te Fidani”, tutje deklaroi se LDK-ja, PDK-ja, dhe AAK-ja duan të krijojnë një qeveri bashkë me Listën Serbe, siç thotë ai “sepse pa të nuk mundën”.
“Unë jam i bindur që skenari dhe plani i opozitës është që Vetëvendosja mos t’i ketë 61 deputetë, rrjedhimisht të mos ketë mundësinë ta krijojë qeverinë me vetëm Listën Guxo dhe Alternativën, dhe kësisoj të ketë një mundësi që LDK, PDK, AAK bashkë me Listën Serbe, se pa të nuk munden, ta krijojnë një qeveri”, deklaroi Rrustemi.
“Zotëri Haradinaj, e zbuloi planin, një vit tha unë, një vit PDK, dhe një vit LDK, ndërkohë që mandati ka katër vjet”, shtoi deputeti i VV-së.