Një situatë e pazakontë është regjistruar në sallën e konferencave të stadiumit “Arena Kombëtare”, ndërsa trajneri i Ukrainës ishte i pranishëm.
Sergej Rebrov u shqetësua nga zhurmat, që vinin nga jashtë sallës së konferencës. “Ju lutem mund t’i thoni të mos ulërasin, kjo është një konferencë për shtyp”, drejtohet i shqetësuar trajneri 50-vjeçar.
Trajneri ukrainas po flet ndërkohë në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria dhe Ukraina do të luajnë nesër.
Kjo është dhe sfida e fundit e grupit B1 për të dyja përfaqësueset, që vendos gjithçka për fatet e tyre në Ligën e Kombeve.