Kapiteni i Kombëtares, Ardian Ismajli, doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të duelit ndaj Ukrainës, për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ndër të tjera qendërmbrojtësi kuqezi u shpreh:
Sa mundësi kemi ta finalizojmë me sukses këtë kompeticion?
E dimë që tani është më vështirë, nuk varët vetëm nga ne por edhe nga rezultati i Çekisë. Ne do futemi vetëm për fitore, rrugë tjetër nuk ka. Shpresoj të kemi fat dhe ta mbyllim në vendin e parë.
E ardhmja te Interi apo Juventusi?
Nuk kisha dëshirë të flisja për merkaton, kemi ndeshje të rëndësishme, mbas kombëtares do e shikoni se çfarë do të ndodhë në janar.
Përballja me sulmuesin e ukrainës Dovbik?
Kundërshtar të lehtë nuk ka, sidomos në Serinë A të gjithë sulmuesit janë fizikë, të fortë, të shpejtë. E dimë kualitetin e Dobvik, por nuk është se kemi frikë. Në ndeshjet e fundit kemi bërë mirë, jashtëzakonisht mirë mbrojtja. Do analizojmë dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën.
Mbështetja e tifozëve…
Fortesa e “Air Albania” është ajo ku kemi pësuar vetëm një gol e një humbje në dy vitet e fundit, ajo ndaj Gjeorgjisë. Avantazhi i tifozëve është jashtëzakonisht i madh. E patë edhe vetë të shtunën se ccfarë përkrahje kemi pasur. Jam i sigurt që do të kemi nesër edhe mbështetje më të madhe dhe do të kënaqemi me një fitore.
Mbrojtja ka punë gjithmonë dhe kemi të bëjmë me sulmues shumë të fortë si në ajër e tokë. Me Çekinë në ndeshjen e e parë nuk është se e njihnim mirë sulmuesin Hori. Në ndeshjen e dytë e patë që morëm masa dhe shikuam video e analizuam. Ia dolëm, shpresojmë që nesër t’ia dalim edhe me fitore.
E kemi mundur Ukrainën me përmbysje dhe i keni shënuar, shpreson te një tjetër skenar i ngjashëm?
Detyra ime është të mbroj, po doli diçka përpara, pse jo, rëndësi ka ekipi, rëndësi ka fitorja, se kush shënon nuk është problem.
Cilat janë karakteristikat e ekipit tuaj që mund t’iu bëjnë më fortë?
Publiku jonë i zjarrtë është arma plus, çdo kundërshtar ka presionin e publikut. Ne duhet të fitojmë të bëjmë punën tonë dhe më pas të presim rezultatin e ndeshjes tjetër. Mund të arrijmë edhe play-off-in.
Çfarë duhet të bëjmë me Ukrainën?
Duhet të bëjmë gola, kështu është futbolli. Kemi mbrojtur mirë, por kemi pasur ngërç në sulm. Çunat nesër do të bëjnë maksimumin dhe do të shënojnë. Është ndeshja më e rëndësishme e grupit. Jam i bindur që nesër do të shënojnë sulmuesit dhe do të bëjnë më të mirën për fansat dhe ishalla kapim vendin e parë.