Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka njoftuar se të shtunën në këtë qytet vjen “Turneu i Ndryshimit”.
“Turneu i Ndryshimit po vjen në Ferizaj!”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke i ftuar qytetarët që t’i bashkohen “vizionit të përbashkët”.
“Bëhuni pjesë e ndryshimit dhe le të bashkohemi për vizionin tonë të përbashkët, për të ardhmen më të mirë të qytetit tonë.Të shtunën, më 23 nëntor, bashkohuni me ne”, shkroi Azemi.