Sporti

Luan ende në Rumani, futbollisti shqiptar Azdren Llullaku: Pajtohem 100% me vendimin e Amir Rrahmanit

11/18/2024 18:33
nga:Lorik J

Futbollisti shqiptar i ekipit rumun, Gloria Bistrita, Azdren Llullaku ka reaguar në lidhje me skandalin e ballafaqimit Rumani – Kosovë në Ligën e Kombeve. 

Futbollistët e kombëtares tonë u larguan nga stadiumi, pasi tifozët filluan me thirrje diskriminuese, të tipit “Kosova është Serbi”. Kapiteni tërhoqi ekipin dhe lojtarë nuk u kthyen më – me gjyqtarin që më pas ndaloi takimin.

Llullaku beson se sa i përket fushës, Kosova zhvilloi paraqitje shumë të mirë, teksa pati lëvdata për trajnerin Franco Foda.

“Kosova luajti shumë mirë në këtë ndeshje kundër Rumanisë, pati shumë raste për të fituar lojën, trajneri ka bë një punë shumë të mirë në këtë kohë të shkurtër me çunat dhe shpresojë të ecin sa më lartë”, tha fillimisht Azdren Llullaku për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas, ish futbollisti i Shqipërisë potencoi se pajtohet 100% me vendimin e Rrahmanit, pasi është një sinjal i fortë.

“Për vendimin e Rrahmanit jam 100% me të – shpresojë ta kuptojnë rumunët motivin pse Kosova lëshoi lojën. Është e vështirë të kuptohet, sepse jo të gjithë e kanë provu atë se çka kemi provuar ne dhe do jetë e zorshme të kuptojnë qëndrimin stoik të lojtarëve, por është sinjal shumë i madh dhe shpresojë të kuptohet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport