Christian Eriksen pritet të largohet nga Manchester United në fund të sezonit aktual, raporton Fabrizio Romano.
Ndërkombëtari danez është nën kontratë me Djajtë e Kuq deri në fund të sezonit, por duket se nuk do të rinovohet dhe mesfushori do të largohet nga Old Trafford gjatë verës.
Në këtë fazë nuk ka as negociata mes Eriksenit dhe United për vazhdimin e kontratës.
Klubi do të marrë ende në konsideratë opinionin e Ruben Amorimit.
/GazetaBlic Sport